Picture of Enkel Demi (pen name: Tom Kuka)
Winning Book Image
Flama (Calamity)

Enkel Demi est un écrivain et journaliste albanais. En novembre 2016, il publie son premier roman sous le pseudonyme de Tom Kuka : Hide mbi kalldrëm (Jujubier sur les pavés), un roman policier se déroulant à Tirana (Albanie) dans les années 1930. Deux ans plus tard, en novembre 2018, Kuka sort un deuxième roman intitulé Gurët e vetmisë (Les pierres de la solitude), une saga familiale qui raconte la difficulté de partir, l’histoire d’une population migrante laissant leur vie et la terre de leurs ancêtres derrière eux. Ce livre lui a valu le Prix national de littérature en 2019. En novembre de la même année paraît son troisième roman, Ora e ligë (L’Heure maléfique), dans lequel le maniement d'une épée constitue un crime puni par un amour impossible, et mettant en scène un vieil homme qui doit affronter son destin et celui de tout un village en voyageant vers le légendaire pays des anciens. Kuka remporte le Prix pour le livre artistique de l’année des Prix Culturels de la Cult Academy en 2020. Son quatrième roman, Flama (Calamité), est publié en mars 2021.

 

EUPL Year
EUPL Country

Agent / Rights Director

aidabaro@gmail.com
Aida Baro

Publishing House

Excerpt

Excerpt

Flama - Tom Kuka - Language: Albanian

Kurbatka nuk sheh filxhan

Sadija e kishte futur të bijën mes këmbëve dhe po ia qethte flokët e gjatë me gërshërë dhensh. Vajza ulërinte me të madhe, por gruaja as që donte t’ia dinte. Pranë këmbëve të saj rrinte i biri, tashmë kokëzbrazur prej flokëve, dhe luante me dredhkat pis të zeza të së motrës, që kishin rënë në dysheme. Di Hima ishte dystuar nën caracin e oborrit me putirin e rakisë në dorë. Dielli i binte në sy, ndaj i mbante gjysmë të perënduar. Këmishën e kishte shkopsitur, ngrohtësia e gjoksit prej rrezeve nga jashtë dhe e rakisë nga brenda, i ndillnin gjumë. Për dreq, vajza kishte vënë kujën se nuk donte t’i bindej së ëmës.

Nuk du’ ije, s’du’…

Rri urtë aty e mos u ni!

Po pse mi, pse? Më dhem’, po më del gjak prej kaptine…

Qepe, t’thashë!

O tate, i du’ flokët e mia! Thuji k’saj!

Di Hima çeli sytë. U ngrit disi nga ndenjësja ku qe zhytur.

Lëre gocën, Sadije! Nuk prishin punë flokët.

Maj venin tat, ti o burr. Kët punë e di unë. Flokët mushen me morra. Kaptinqeth, po pa morra.

Po ç’thua, moj dritë, kështu? Nga na dolën morrat? Ti veç me gëlqere nuk i ke larë këta fëmijë.

Djali i vogël kishte marrë në dorë një cullufe të rënë përtokë dhe bëri ta gëlltiste. Di Hima iu afrua dhe ia hoqi nga dora. Ia krisi vajit edhe ai. Dy ulërima përnjëherësh ishin tepër për një njeri që shullëhej në diell prej ditësh.

Kush ta shtiu në mendje këtë hall, moj grua?

Vetëm tanët kanë flokë. Të gjithë i kanë bërë naaa, picirrukët…

Sadija vazhdoi me zell edhe më të madh. Dorën e majtë ia peshoi mbi krye që të mos e linte të lëvizte dhe, me dorën tjetër, i kaloi gërshërën e dhenve mbi balluke. Vajza e vogël e kuptoi që e humbi luftën, ndaj nuk briste më, por vetëm dëneste.

Është flamë, Sadije. Nuk ka kurrfarë lidhje me morrat.

Dëgjomë mua…

Flama ka punën e vet, unë kam timen.

Në çastin kur ajo e kuptoi se e bija e lëshoi fatin në këmbët e së ëmës që e mbanin mbërthyer, ia çliroi shumë shpejt kryet prej flokëve të gjatë, të dredhur e të zinj si pendë korbi. Di Hima këqyri të bijën, që porsa fitoi lirinë nga zgjedha e së ëmës.

Aaaa, kështu po. Sa e bukur që dukesh! Të ka dalë surrati në selamet! – e vuri në lojë i ati.

Di Hima po qeshte me të madhe, si i ngasur edhe nga dielli që lante kopshtijen me rreze. Vajza i hodhi një vështrim zhbirues të atit, a thua se s’ishte e sigurt në po e vinte në lojë apo e kishte përnjëmend. Në kokën e saj shquheshin ca rripa flokësh të shkurtër aty-këtu, sikur t’i kishin mbirë dallgët mu në çaçkë. Lotët i qenë përpirë sërish nga sytë, ndërsa me kurrizin e dorës fshiu hundët. E ëma nisi t’ia zhdukte dhe ato gëzhdalla që i kishin mbetur, por kësaj here me një tjetër prerëse, shumë më të imët.

Sadije, i bërë si gjilpërë me kokë këta fëmijë…

Qyqa, pse? Për bukuri duken!

Po, po, e drejtë. Ky me këta veshë të mëdhenj si kërriç, kjo me këta sy të zinj si sumbulla palltoje… mirë shumë duken.

Di Hima buzëqeshte dhe ia përkëdhelte faqen së shoqes me dy gishtërinj të asaj dore të stërmadhe.

Duhet, se morrat t'pinë gjakun, pranej gjithë notën fmijët shofin ondrra me lugat. Tashi që e kan kokën si tas, ja nrof dilli mo mirë dhe do shofin luledele plot...

Kush t’i ka thënë këto, moj dritë?

Nondaja ime, gjet rafmet!

E po, mirë. Je më e qetë tani që i bëre fëmijët…

Hë, shpirt, bukur kanë dalë, apo jo? – e mori me të mira Sadija.

Po, moj po, te koka e qerosit të gjithë janë berberë të zotë. Edhe Sadija vuri buzën në gaz, pa hequr dorë nga e vetja. Pas vajzës, kapi të birin vetëm nga njëri krah, e ngriti peshë, e uli mbi bar dy hapa më tutje dhe, me një fshesë, hoqi plagët e asaj beteje. I çoi në një kënd e i mblodhi tërë kujdes në një

cohë të vjetër.

S'duhet me t'i mor era flokët e preme, se ja merr menjen fmijve, – mërmëriti sikur të fliste me vete.

Ou?

As me i gropos nuk bo, se u dhem kaptina.

Qysh kur?

As me i pa tjerët, se i morin m'sysh.

Pa shiko… po ç’duhet bërë me këta flokë?

Duhen djeg.

Sakaq, ndezi një shkrepëse dhe u vuri fl    Di Himës nuk i shqitej gazi nga buza, tek vështronte të shoqen që u bindej disa rregullave që një Zot e di se ku i kishte dëgjuar. Fëmijët iu gëzuan asaj fl të beftë dhe nisën të brofnin përpjetë.

Po te berberi, moj grua, si i bëhet që ka një mal me flokë?

I merr era, i shkel këmba, i përmjerrin macet në plehra.

Flokë burrash jon. S'i gje gjo burrat, – vazhdoi Sadija në të vetën.

Po pse nuk i gjetka gjë burrat, moj zonjëzë?

Ku kon men burrat! – i vuri kapak gruaja.

Për shumë gjëra e merrte malli Di Himën, por ai fërkim në tëmtha në floktoret e Vjenës e këpuste krejt. Nuk mund të hynte në Opera me ata flokë që i merrnin për së koti mbi veshë. Zinte një poltronë në një nga ndenjëset e mjeshtrit në Stephansplatz dhe shkonte ora teksa ai merrej, në krye, me ato favorite disi më të gjata e më pas me mjekrën. I vendoste coha të nxehta në faqe, një krem të bardhë që ia bënte lëkurën si të bebes, mandej e lagte me kolonjën erëmirë që i varej mbi cipë tri ditë me radhë. Në fund, ia shkriftonte tëmthat dhe atë mend e merrte gjumi.

Kërcitjet e forta në portën e madhe të shtëpisë e nxorën me përdhunë nga nanuritja e kujtimeve. Di Hima u kopsit, hoqi nga fytyra atë këndellje që e pati përfshirë dhe veshi pamjen e tij të zakontë. Dera gjëmonte fort, por pa ngut. E çeli. Para iu zbulua Tom Kuka me shtatin e tij të gjatë e të drejtë. Pezmi i mortit i qe ngjitur në lëkurë qysh kur s’mbahej mend. Nuk e kujtonte më askush pa atë zezonë që e mbështillte. Të qe dimër, do vishte një pallto edhe më skrop. Të qe zheg, sërish do të mbathte atë setër të zezë, këmishë të bardhë, kravatë sterrë.

Tom Kuka e përshëndeti me dorën në zemër. Pas shpinës së tij pushonte karroja e mortit.

Pse je munduar, Tom? Jemi të gjithë gjallë… Tjetrit nuk i bëri fort përshtypje shpotia e Di Himës.

Nuk mbledh kufoma pa më thanë kush, ndaj mos ki dert. Tjetër gja m’ka sjellë këtu…

Di Hima i bëri udhë dhe burri u fut brenda në kopshtije. Vuri dorën mbi kapelën strehëgjerë si shenjë përshëndetjeje për Sadijen dhe më pas u kthye nga mikpritësi.

Kurbatka e Bregut të Lumit iku…

Si iku? Punë e madhe që iku. Udha e mbarë i qoftë!

Jo, na la. Shkoi n’atë botë.

Nuk është as e para, as e fundit. Ti e di më mirë se unë. I vetmi që ka punë në këtë vend, je ti.

Nuk iku bash si të tanë…

Po si iku?

E gjeta me rryl t'prem përtej. E kan heq qafe. M'than ta shtij n'dhe, po kur e gjeta ashtu, thash po t'bzaj. E di që ke met fillikat, po i kan pre rrylin, a merr vesht?

E marr vesh, Tom, e marr…

Di Hima futi dorën në xhep dhe nxori kutinë e duhanit. E çeli dhe mori dy cigare të bëra gati me kohë. Njërën ia zgjati mysafirit të përzishëm, por ky nuk e pranoi.

Unë nuk pi…

Më doli nga mendja...

Ndezi duhanin dhe lëshoi një shtëllungë tymi. U mendua një dekikë.

Të vdekurit janë kapicë. Flama po i merr. Pse duhet me i shku nga pas kësaj pune?

Flama ban t'vetën, po asaj i kan' pre rrylin, a e kupto? Pse duhet me ba robi punën e Flamës?

Di Hima uli kryet për të pleqëruar atë që dëgjoi.

Kurbatka e Bregut të Lumit ishte me nam. S’kishte mbetur burrë pa ia parë ajo filxhanin. Po, se gratë u përvisheshin shpesh burrave në atë qytet. Mbuloheshin kokë e këmbë me ferexhe dhe ia shpinin Kurbatkës filxhanët e kafesë që kishin pirë ata. Ajo i vështronte një copë herë, por nuk e shqepte gojën pa dëgjuar metelikët që tringëllinin në një tabaka sermi.

Veç nga tingëllima që i hynte në vesh, kuptonte sa kishin rënë. Nuk ia hidhte dot kush e të lëshonte para mangët. Mandej, zinte të lexonte lapërdhitë e burrave. Sikur ndonjërit t’i merrte koka erë të bridhte pas rruspijeve, a të luante kumar, filxhani ia nxirrte të gjitha në dritë të diellit.

Por jo vetëm kaq, Kurbatka gjente ditën kur do na linte shëndenë vjehrra, nëse e reja ishte treguar aq e zonja sa t’i vidhte filxhanin. Gjente në do t’u dilte fati lëneshave, kur do t’u ikte sythi që dilte rrëzë kofshëve sa ua përcëllonte hapin, kaq shumë u digjte.

Gjente shumë gjëra Kurbatka, madje pat nxjerrë në shesh edhe hoxhën që pinte raki fshehtas, edhe kamatarin që shtonte para në fajde. Shumë nuk e donin, të tjerë e urrenin, por që t’ia prisnin grykën... ishte e tepërt.

Di Hima nuk tha asnjë fjalë. E la në këmbë Tom Kukën dhe shkoi të merrte xhaketën.

C'ka bo vaki, o burrë? – pyeti Sadija e shqetësuar.

Kanë vrarë Kurbatkën e Bregut të Lumit.

Qyqa! Kush?

Prandaj më thirrën, se nuk e dinë kush, – i buzëqeshi.

Kurrë s'kom shku te ajo! – shtoi e shoqja.

E di, moj dritë. Ti më do shumë.

Shumë t'du, – ia ktheu Sadija dhe iu rrëmbushën sytë.